FIFA hap procedura disiplinore ndaj Argjentinës dhe Holandës
FIFA njoftoi hapjen e një hetimi për Argjentinën dhe Holandën për atë që ndodhi gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës në stadiumin ‘Lusail’.
Konkretisht, është studiuar qëndrimi i disa lojtarëve të tyre dhe delegacionit gjatë përplasjes së tensionuar mes dy skuadrave dhe më pas.
Në shënim thuhet: “Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedime kundër Federatës Argjentinase të Futbollit për shkelje të mundshme të neneve 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje) të Kodit Disiplinor të FIFA-s gjatë Kupës së Botës Holanda kundër Argjentinës, ndeshje e zhvilluar më 9 dhjetor”.
FIFA bën të ditur gjithashtu se po hetohet edhe Holanda. “Përveç kësaj, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë kundër Federatës Holandeze të Futbollit për shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s në lidhje me të njëjtën ndeshje”, thuhet në deklaratë.
Komisioni Disiplinor duhet të vendosë shpejt për të përcaktuar nëse duhet të sanksionohen disa nga qëndrimet e argjentinasve, pasi ndeshja gjysmëfinale kundër Kroacisë është të martën dhe nuk ka kohë të tepërt.
Argjentina është në pritje, sepse mund të humbasë disa nga lojtarët e saj. Në hetime thuhet të jenë Paredes, Dibu Martinez dhe madje edhe Messi.