'Ligësi tragjike, pas vrerit të hedhur mbi truprojat e Dr. Berishës'

Nga Alfred Lela.

Personalisht e njoh mirë krejt linçimin njerëzor, sepse kam qenë më shumë se njëherë viktimë e tij. Si te Teatri, ashtu edhe te aksidenti alpinistik në Munellë.

Shqiptarët, një pjesë syresh-por një pjesë që ndërron vend, janë një racë e stërvitur fort në mungesë empatie dhe në shpalosje dijesh të epërme, si aty ku dinë diçka, por sidomos ku nuk dinë as më të vocklën gjë.

I tillë qe rasti i grupit të sigurisë së Doktor Berishës. Vreri i hedhur mbi ta ishte nga të hasurit edhe më parë ndër bedenat e Facebook-ut, por deprimues gjithsesi. I një vrazhdësie dhe çarturie të tillë sa, në vend t’i bënin gjyqin goditësit, iu sulën truprojeve. Sikur ta kishin goditur ata Doktorin!

Kjo fsheh një ligësi tragjike në thelb: përçartjet mbi viktimën në vend të agresorit. Pjesë e bëshme e kësaj taktike është devijimi i thelbit të ngjarjes. Dhe thelbi i ngjarjes ishte goditja e shefit të opozitës së një vendi në të cilin pushteti ka gjithçka.

Medet Zotit, deri edhe te pisqollat shëtitëse të Facebook-ut e televizioneve, disa prej të cilëve mund të kenë mend, por jo dhimbsuri!

Unë nuk i qes dot në dritë, por një llambë mbi ta mund ta hedh.