Këngëtarja e njohur banore në Big Brother Vip Kosova

Shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, iu shtua edhe një banore.

Ajo është Gigliola Haveriku nga Tirana, e cila me profesion është artiste.

Gigliola s’do ta ketë hyrjen e njëjtë sikurse banorët në fillim të spektaklit, pasi ajo do të qëndrojë në dhomën sekrete. Gigliola Haveriku është këngëtare. Në vitin 2016, merr pjesë në The Voice Of Albania 5.

“Big Brother VIP” Kosova ka filluar me 14 banorë, dhe ata janë: Getinjo, Ana Kabashi, Vivien Thano, Andi Artani, MC Beka, Edon Shileku, Shota Baraliu, Urim & Alisa, Arta Selimi, Artan Thaqi, Gjon Karrica, Gresa Hoti, Juliana Nura dhe Stresi.