Emri/ Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën shqiptari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në Teramo të Italisë.

Një Nissan Juke dhe një furgon Renault Master u përplasën dhunshëm, ku ka mbetur i vrarë një 60 vjeçar shqiptar, Agron Gjata, banues në Controguerra.

Ndërsa furgoni drejtohej nga një 59 vjeçar i cili shpëtoi i padëmtuar nga aksidenti.

Makina që drejtonte 60 vjeçari ishte përmbysur nga ana e shoferit dhe zjarrfikësit  prenë xhamin e përparmë me sharrë hekuri për të nxjerrë trupin e shqiptarit.

Mjekët kryen për një kohë të gjatë manovra reanimacioni për nuk mundën ta kthenin në jetë shqiptarin.