FOTO/ Kur spitali shkel çdo rregullore për të plotësuar dëshirën e fundit të pacientit

Të gjithë personat që ndodhen në fund të jetës pyeten nëse kanë një dëshirë të fundit për të plotësuar.

Por një spital në Danimarkë ka shkelur rregulloren plotësisht me pacientin 75-vjeçar Carsten Flemming Hansen, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Aarhus me gjakderdhje të brendshme prej dëmtimit të aortës.

Pavarësisht çdo trajtimi të mjekëve, u konkludua se të moshuarit nuk i ngeleshin më shumë se disa orë jetë dhe në këto kushte ishte e kotë të operohej.

Kështu Carsten i plotësuan dëshirën e tij të fundit, duke e çuar në një ballkon dhe duke e lejuar të pijë një gotë verë dhe një cigare teksa shikonte perëndimin e diellit i rrethuar nga familjarët.

Fotografia u publikua në faqen zyrtare të spitalit duke marrë me mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje.