Argjentina vazhdon ëndrrën për Botëror, fiton pas penalltive dhe siguron biletën për gjysmëfinale

Argjentina, ashtu si në Botërorin e vitit 2014 e eliminon Holandën në lotarinë e 11-metërshave. Por ndryshe nga tetë vite më parë, Messi me shokë shpërdoruan një avantazh prej dy golash për t’u futur në ankth në minutat e fundit, megjithatë ia dolën të ruanin qetësinë te penalltitë, duke triumfuar 4-3 (koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2).

Në Lusail u luajt një ndeshje me shumë emocione, edhe pse fillimi ishte shumë I kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Shënoi Molina me asist të Messit në minutën e 35-të, ndërsa “Pleshti” e çoi rezultatin në 2-0 me penallti në të 73-tën. Në fundin e sfidës, Ëeghorst bëri mrekullinë duke realizuar dy gola, të dytin pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Gjithsesi, deri në minutën e 122-të nuk u shënuan gola të tjera, ndërsa te goditjet e penalltive për holandezët gabuan që në fillim Van Dijk dhe Berghuis, ndërsa për argjentinasit vetëm Fernandez. Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë.