Plas grushti në fushë, tensionohet sfida ku jepen 10 minuta shtesë

Në minutat e fundit të përballjes mes Argjentinës dhe Holandës nuk kanë munguar dhe tensionet.

Tensionohet situata në fushën e lojës pasi Paredes shkelmon një top drejt pankinës kundërshtare. Të gjithë lojtarët e stolit hyjnë në fushë dhe Van Dajk i vërsulet mesfushorit. Momente tensioni që në fund zgjidhen me kartonë të verdhë për dy protagonistët.