VIDEO SYRI -TV/ 21 mijë firma dorëzohen në KQZ për minimumin jetik
Janë dorëzuar këtë të premte në KQZ, 21 mijë firma të mbledhura nga qytetarët për projektligjin e përcaktimit të minimumit jetik.
Aktivistët thonë se miratimi i këtij projekt-ligji është me rëndësi për kategoritë në nevojë, ndërsa paralajmërojnë protesta në rast të zvarritjes së procedurave.
Syri Tv
21 mijë firma të mbledhura nga qytetarët për projektligjin e përcaktimit të minimumit jetik janë dorëzuar këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Aktivistët e konsiderojnë domosdoshmëri përcaktimin e minimumit jetik, në mënyrë që kategoritë në nevojë të mund të përballojnë shpenzimet.
Nëse marrja në shqyrtim e projektligjit nga komisionet parlamentare do të vonohet aktivistët paralajmërojnë protesta.
Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk ka të përcaktuar minimumin jetik, edhe pse është indikator i rëndësishëm social për vlerësimin e varfërisë dhe cilësisë së jetës.