Brazil-Kroaci, çerekfinalja e parë shkon në shtesë

Në stadiumin “Cite de l'education” po luhet sfida çerekfinale e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Brazilit dhe Kroacisë, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt përfundon pa gola dhe tashmë do të luhen dy shtesa nga 15 minuta për të përcaktuar skuadrën gjysmëfinaliste.

Nëse sërish rezultati do të jetë barazim, fituesi do të përcaktohet nga gjuajtjet e 11-metërshave.