Shqipëria thyen rekord korrupsioni, ambasada e SHBA me reagim cinik

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, në mediat e huaja po qarkullon një raport i fundit, që thekson se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajonin tonë.

Në raportin e rëndësishëm theksohet qartë se shteti në Shqipëri është i kapur nga korrupsioni. Prej vitesh, Shqipëria ka thyer çdo rekord korrupsioni në Europë dhe në botë.

E megjithatë, sot në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA bëri një reagim cinik, duke theksuar se do e ndihmojnë Shqipërinë për të luftuar këtë fenomen. Ambasada nuk ka reaguar ndaj raporteve negative për korrupsionin galopant në vend.

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Departamenti i Shtetit i SHBA-së lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar”.

Në postimin në rrjetet sociale ambasada thekson se “Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global”.