Aktorja e njohur merr vendimin radikal, largohet nga Turqia me dy vajzat e saj

Tuğba Büyüküstün, një nga emrat më të përfolur  për shkak të serialeve që ka realizuar në Turqi , ka marrë një vendim radikal.

Aktorja bukuroshe e cila shpesh ndan momente të gëzueshme me vajzat e saj Maya dhe Toprak, në llogarinë e saj në Instagram është larguar për pak kohë nga Stambolli.

Duke folur për revistën Elle për Parisin , Tuba Büyüküstün tha:

 "Ne jemi këtu me vajzat tani për tani, por nuk kemi planifikuar se sa do të zgjasë. Gjithmonë kam thënë se e dua shumë Parisin dhe se këtu ndihem si në shtëpinë time. Ashtu si në Stamboll, vajzat shkojnë në shkollë, unë merrem me punët e përditshme”.