EMRI/ Makina del nga rruga në Koplik, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje tek rrethrrotullimi i Koplikut.

Martin Lulaj 38 vjeç duke drejtuar një mjet tip Opel, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë 38-vjeçari pësoi dëmtime të rënda ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda   dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë. 

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.