Sulmi ndaj Berishës, Luçiano Boçi: Edi Rama kërkon eliminimin e opozitës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, komentoi sulmin ndaj Berishës si një tentativë për të ndezur protestuesit dhe shkaktuar trazira.

Sipas Boçit pas gjithë asaj çfarë ndodhi, fshihet dëshira e madhe e Ramës për të eleminuar opozitën.

"Ka pas një tendencë konstante për ta bërë opozitën vunerabël. Dhe qëllimi final ka qenë eleminimi i saj. Është përdorur çdo mjet edhe ligjor krahas retorikës dhe kuptohej që në këtë situatë nuk është prodhuar ajo që ka dashur sepse opozita është rritur gjatë kësaj kohe është dhe nuk është plotësuar dhe qëllimi i tij.

Ndërsa goditja si akt ka shumë aspekte , nëse mbetemi te frymëzimi duket sikur është i stimuluar, në momentin që nuk arrin qëllimin bëhet organizimi në një ditë të zgjedhur që ajo ditë të shndërrohej në favorin e tij. Çafrë donte të arrinte? Shumë e thjeshtë, eleminimin e opozitës. Eleminimin e opozitës faktike me një ndezje të reagimit qytetar atë ditë.

Retorika që u ngrit ishte kjo: Ne vendosëm organizmim ne protestës para kryeminitrisë, u zgjerua perimetrin për Samititn dhe ne insistuam ta bëjm në Bulevard, pavarësisht se deshën të na çojnë në një shesh të largët dhe në rastin konkret dështuan dhe parashikimet që mund të kish një përplasje me policinë që ishte dhe shumë e dëshiruar nga Rama", u shpreh Boçi.