Blushi takime në njësinë nr. 9: Koha e keqbërësve po merr fund

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi vijon me takime me anëtarë të forcës politike dhe qytetarë të ndryshëm.

Ai ka postuar në Facebook dy foto nga takime me qytetarët e njësisë nr.9, teksa shkruan se Tirana po pret ndryshimin e madh.

Blushi thotë se koha e keqbërësve të kryeqytetit po merr fund.

Postimi i Tedi Blushit:

Takime organizative në Njësinë Nr.9 për Ndryshimin e Madh që Tirana mezi po e pret! Çdo ditë pranë qytetarëve për të folur sy më sy, dëgjuar zërin e tyre dhe garantuar që nesër t’u shërbejmë me përulësi. Koha e keqbërësve të kryeqytetit po merr fund!