Plagosja e deputetit turk erdhi pas një përplasje fizike në Kuvendin e Turqisë, mes përfaqësuesve të partisë në pushtet të Erdogan dhe ligjvënësve të partive opozitare. 

View this post on Instagram

A post shared by SYRI (@syri.tv)

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/07/auto_Deputeti_turk11670442953.jpg", "width": 900, "height": 567 } }

U godit me thikë në zyrë/ Deputeti i opozitës turke: Nuk trembem nga qentë e Erdogan

Öztürk Yılmaz, kryetari i Partisë së Inovacionit, u sulmua me thikë në selinë e tij në lagjen Çankaya të Ankarasë, këtë të mërkurë.

Atij iu afrua një person për ta takuar i cili e goditi me thikë. Yilmaz ka marrë 4 plagë në trup nga goditjet me thikë.  

Öztürk Yılmaz më pas u dërgua në një spital privat me ambulancë dhe u trajtua.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Në deklaratën e Partisë së Inovacionit thuhet se “Kandidati i 13-të për President dhe Kryetari i Partisë së Inovacionit Öztürk Yılmaz është sulmuar me thikë në zyrën e tij”.

Yilmaz akuzon presidentin turk: Janë njerëzit e Erdogan! Nuk trembem nga qentë e tij!
Deputeti i opozitës turke, Öztürk Yılmaz akuzon presidentin, Rexhep Taip Erdogan për sulmin e tij me thikë, ku mbeti i plagosur. 

Duke bërë një deklaratë për KRT-në, Öztürk Yılmaz tha se nuk trembet nga qentë e Erdogan. 

 "Kam marrë plagë të thella nga goditjet me thikë. Kam humbur pak gjak. Nuk kam frikë nga qentë e Erdoganit. Janë njerëzit e Erdoganit që kanë kryer sulmin. Ata janë njerëzit që duan të ngatërrojnë Turqinë. Në zyrë mund të vijë kushdo”, tha ai.

Öztürk Yılmaz ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Yilmaz tha, "Unë u them atyre që e kanë bërë, unë i them Erdoganit së pari. "A po i dërgon njerëzit e tu? Unë i kërkova Ministrit të Brendshëm mbrojtje të përhershme, ai nuk më dha kurrë mbrojtje të përhershme. E kam letrën. Ai tha, "ne mund të të japim mbrojtje pas thirrjes". 

 

Plagosja e deputetit turk erdhi pas një përplasje fizike në Kuvendin e Turqisë, mes përfaqësuesve të partisë në pushtet të Erdogan dhe ligjvënësve të partive opozitare. 

View this post on Instagram

A post shared by SYRI (@syri.tv)