Vedat Muriqi, për më pak se 100 sekonda, shënon dy gola

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i ka shënuar dy gola të shpejtë në miqësoren që Mallorca po e zhvillon me Constancian.

Muriqi shënoi dy herë në portën kundërshtare për 98 sekonda.

Kësisoji, Muriqi po tregon formë të lartë me skuadrën spanjolle.

Aktualisht ekipi i “Piratit” po fiton me rezultat 4:0.

Kosovari golin e parë e realizoi në minutën e 7-të të ndeshjes.