Superkupa e Shqipërisë/ Tirana-Vllaznia, baraspeshë në pjesën e parë

Në “Air Albania” po luhet finalja e Superkupës mes kampiones në fuqi të Superiores, Tiranës, dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë, shkruan Syri.net.

Shkodranët kanë kaluar mjaft shpejt në avantazh, ku në minutën e 7-të Mala ndëshkon bardheblutë.

Kampionët reagojnë në minutën e 40-të, me Patrik që barazon rezultatin dhe me shifrat 1-1 mbyllet pjesa e parë.