Të gjithë kundër Luis Enriques, federata spanjolle pret dorëheqjen e teknikut

Luis Enrique ka përfunduar në bankën e të akuzuarve pas eliminimit të papritur të Spanjës në fazën e 1/8-ve të finales së Kupës së Botës nga Maroku

Tifozët, në veçanti ata të Realit të Madridit, dhe mediat nuk kanë kursyer kritikat për trajnerin e Spanjës dhe të gjithë në vendin iberik kërkojnë shkarkimin e teknikut.

Sipas “Marca”, Federata Spanjolle e Futbollit pret që trajneri të japë vetë dorëheqjen, pasi situata është e njëjtë me atë të katër viteve më parë, ku po nga ruleta e penalltisë spanjollët u eliminuan nga Rusia.