Pepe i pathyeshëm u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në kampionatin botëror

Mbrojtësi legjendar portugez Pepe u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në Botëror mbrëmë.

Pepe shënoi golin e dytë në fitoren 6-1 të Portugalisë ndaj Zvicrës dhe në këtë mënyrë kaloi bashkëkombësin e tij Cristiano Ronaldo, i cili sapo shënoi gol kundër Ganës në Botërorin e Katarit pak ditë më parë në moshën 37 vjeçare e 295 ditë.

Pepe shënoi në moshën 39 vjeçare e 283 ditë, por ai është ende më shumë se tre vjet më i ri se mbajtësi i rekordit të Roger Milla në 1990.

Kamerunasi legjendar shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës 1994 në moshën 42 vjeçare e 39 ditë dhe as Ronaldo nuk mund ta kalojë nëse luan në Botërorin 2026.