Dënimet me vdekje, kjo është super-fuqia ekonomike që kryen sa gjithë bota së bashku

Ekzekutimet si pasojë e vendimeve gjyqësore në Kinë kalojnë ato të kryera në të gjithë botën të marra së bashku. Kjo statistikë është për shtrirjen kohore një vit dhe provon rreptësinë juridike të Pekinit zyrtar që menaxhon dhe qeveris mbi më shumë sesa 1 miliardë njerëz. Kina nuk e zbulon publikisht identitetin e të ekzekutuarve përveç familjarëve, ndoshta me synimin që të mos japë idenë e një represioni ekstrem.

Por edhe vende të tjera nuk mbeten pas. Vietnami thuhet se ka ekzekutuar 429 njerëz në vitet 2013-2016, duke u renditur i treti në botë. Amnesty International e cilëson alarmuese këtë statistikë duke gjykuar se dënimi kapital është joefektiv. Prirja në botë është për uljen e aplikimit të tij, 37% më pak në vitin 2016 (1032)krahasuar me vitin 2015 kur u kryen 1 634 ekzekutime.

Rreziku më i madh i dënimeve me vdekje është gjykimi i gabuar, pasoajt e të cilit nuk zhbëhen dot më dhe në një vend me gjyqësor të pavarur ky rrezik është edhe më i madh.

Vendet kryesore për numrin më të lartë të dënimeve kapitale janë Kina, Irania, Arabia Saudite, Iraku, Pakistani, ndërkojë që AI vëren se SHBA nuk është në pesë vendet e para që nga viti 2006./respublica/