Krim në familje në Itali, burri vret gruan pasi e goditi me shishe

Një grua 60-vjeçare, Cinzia Luison, u vra nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit e qëlloi me një shishe në shtëpinë e tyre në San Stino di Livenza (Venecia).

Ka qenë autori ai që ka alarmuar karabinierët, duke iu dorëzuar më pas hetuesve.

Motivi i vrasjes nuk është ende i qartë, duket se sulmi ka ndodhur pas një debati të dhunshëm.

Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gruaja, pronare e një parukerie, ishte tashmë e vdekur.

Burri i saj 65-vjeçar u transferua në selinë e komandës në Portogruaro (Venecia).