Lala: Dokumenti për agresorin e Berishës ngre dyshime të forta dhe më lë shije të hidhur

Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv dhunën ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës ditën e martë në Tiranë.

Klodiana Lala tha se ngjarja është e paprecedentë pasi ndodhi së pari në një protestë paqësore ndërsa shtoi se duhet një hetim nga autoritetet.

Më tej ajo theksoi se pjesa më e dyshimtë e ngjarjes mbetet dokumenti për agresorin, për të cilin u tha se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Ngjarje e rëndë e paprecedentë, ndodh në një protestë paqësore, ky incident ka nevojë për një hetim. Nxitimi për ta trajtuar kështu më lë shije të hidhur.

Kjo i përket autoriteteve, duhet një grup, është person që e ndërmori këtë veprim i vetëm apo jo. Kjo është e para që më bën përshtypje. Ky dokument nuk ka formën e duhur ligjore, por nga një klinikë private."-tha Lala.