Zbardhen formacionet, 'shqiponjat' e Zvicrës titullarë, Santos ndëshkon Ronaldon

Granit Xhaka dhe Xhardin Shaqiri përballë Portugalisë për të bërë mrekullinë e radhës në këtë Botëror, pas fitores që arritën ndaj Serbisë. Dy futbollistët shqiptarë, sikurse pritej, janë pesë e formacionit titullar të Zvicrës ndaj përfaqësueses luzitane, së cilës i mungon në në start Cristiano Ronaldo, që me sa duket është ndëshkuar nga trajneri Santos për reagimin që pati në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut.