Sali Berisha/ 'Pa përgjigje nuk mund të rri, të mos kemi iluzione'

Pas incidentit të sotëm në bulevard ku e goditën me grusht, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

 ‘Pa përgjigje nuk mund të rri. Këtu të mos kemi iluzione. Do e merrni vesh. Nuk bëj sekrete unë, nuk jam si ai jo’, deklaroi Sali Berisha pa dhënë shumë detaje.

Gjatë konferencës për media ai tha se agresori ishte agjent i policisë kriminale dhe se gjithçka ishte përgatitur nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. 31-vjecari Gert Shehu është arrestuar ndërkohë nga Policia e Shtetit.

Në disa media pranë qeverisë është publikuar një dokument që tregon se ai ka çrregullime. Të njëjtën tezë e ka mbështetur edhe nëna e tij gjatë një intervistë për Euroneës Albania. Ajo ka thënë se djalin e ka të sëmurë dhe s’ka lidhje me politikën.

Pavarësisht se çfarë thonë mediat e qeverisë, Gerti Shehu rezulton të jetë i pajisur me patentë, dokument që nuk do të mund të merret nëse nuk do të dërgonte një vërtetim për gjendje të shëndoshë mendore.