Buzëqesh Pioli, Ibra rikthehet në stërvitje

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milano ditën e djeshme për t’iu bashkuar grumbullimit të skuadrës kuqezi, që ka nisur tashmë prej tri ditësh.

Gjiganti suedez po vazhdon stërvitjen e personalizuar dhe po hedh hapa të sigurt drejt rikthimit në fushë që pritet të jetë në fund të janarit. Por ndërkohë që Ibra nuk mund t’i ofrojë ende shërbimet e tij Piolit.