Maroku i reziston Spanjës për 90 minuta, sfida shkon në shtesë

Në stadiumin "Education City” po luhet sfida mes Marokut dhe Spanjës, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Botës “Katar”, shkruan Syri.net.

Koha e rregullt ka përfunduar pa gola, me Marokun që i ka rezistuar mjaft mirë “Furisë së Kuqe”.

Për të përcaktuar fituesin tashmë do të luhen dy pjesë loje nga 15 minuta dhe nëse sërish rezultati do të jetë i barabartë, do të nevojiten gjuajtjet e 11-metërshave.