Dhuna ndaj Berishës, delegacioni i BE për SYRI TV: E papranueshme! Cënim i lirisë së shprehjes

Delegacioni i BE-së ka reaguar për Syri Tv në lidhje me dhunën ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa marshonte në një protestë paqësore në Tiranë.

Delegacioni i BE-së shprehet për Syri Tv se dënojnë sulmin fizik ndaj Berishës dhe presin hetim të plotë për rastin.

Ata theksojnë se çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë që ushtrojnë të drejtën demokratike të grumbullimit dhe lirisë së shprehjes, është i papranueshëm.

"Dënojmë me forcë sulmin fizik që ndodhi sot gjatë protestës në Tiranë dhe presim që incidenti të hetohet plotësisht.

Çdo sulm ndaj demonstruesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike të grumbullimit, dhe lirisë së shprehjes është i papranueshëm."-shprehet delegacioni i BE-së.