VIDEO/ Fuoristrada përfundon në kanal pas përplasjes me kamionin, një i plagosur

Një aksident është rregjistruar në aksin rrugor Lezhë - Shkodër afër Balldrenit.

2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e goditjes, automjeti tip fuoristradë ka përfunduar në kanal pas përplasjes nga një mjet tjetër tip kamion i tonazhit të rëndë, i cili ishte i ngarkuar.

Burime bëjnë me dije se njeri nga drejtuesit e mjeteve është dërguar në spital.