Perisic në histori, vetëm Mbappe dhe Messi kanë statistika më të larta

Ivan Perisic, autori i golit të barazimit 1-1 të Kroacisë me Japoninë, mori pjesë aktive në 10 gola në 14 ndeshje në Kupën e Botës.

Që kur futbollisti kroat bëri debutimin e tij në këtë kompeticion në vitin 2014, vetëm Lionel Messi (12 – tetë gola, katër asistime) dhe Kylian Mbappe (11 – nëntë gola, dy asistime) janë përfshirë në më shumë gola.