Nuk ndalen brazilianët, Richarlison shënon edhe të tretin

Është zhbllokuar shumë shpejt rezultati në ndeshjen Brazil – Koreja e Jugut. Kombëtarja e Brazilit ka kaluar në epërsi pas vetëm 6 minutave lojë.
Golin e epërsisë për kombëtaren braziliane e shënoi ylli i Real Madrid, Vinicius Jr. Në minutën e 12', ishte Neymar Jr që shënoi golin e dytë, duke u treguar i saktë nga penalltia.
Në minutën e 29’, Richarlison realizon dhe golin e tretë për brazilianët.