Sarandë, shpërthim eksplozivi në portën e një ndërtuesi: Emri

Në Sarandë, një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 4.35, në lagjen nr.1.  Shpërthimi ka ndodhur në  banesën  e shtetasit Lefter Lefteri, alias Afez Kulla.

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtë  e vilës. Nga shpërthimi  ka pasur vetëm dëme  materiale. Në objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjeçarit Lefteri. 

Policia ndodhet në vendngjarje. 

Lefter Lefteri së fundi rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.  Muajt e fundit Lefteri është kallezuar madje dhe shoqëruar në komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1. 

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Objekti është 3-katësh dhe lënda  eksplozive është vendosur tek porta e jashtme e objektit.