Policia meksikane gjen 300 kilogramë drogë të fshehur brenda arrave të kokosit

Policia në Meksikë ka arritur të zbulojë 300 kilogramë fentanil të fshehur në arra të kokosit, dhe që për destinacion kishte SHBA-të.

Fotografitë dhe videot nga zyra e Kryeprokurorit të Meksikës, shfaq kutitë e bardhë të mbushura me arra kokosi.

Agjentët kishin ngjitur doreza të plastikës për të hapur arrat e kokosit brenda të cilave kishte qese me lëndë narkotike.

Policia meksikane zbuloi sasinë e drogës që po transportohej në lindje të shteti meksikan Sonora.

Ato rrugë çojnë drejt kufirit me SHBA-të, përkatësisht me Lukeville, Arizonë.

Në anën tjetër, sipas autoriteteve amerikane të sigurisë, Meksika është prodhuesi më i madh i fentanilit që futet në SHBA.