Si Bora Zemani e bëri Donaldin 'të famshëm' në rrjete sociale?

Çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ndër personat më të përfolur të vitit 2022 në Shqipëri.

Dyshja festuan rreth një muaj më parë përvjetorin e tyre të 4 të lidhjes. Pas gjithë situatave në Big Brother VIP Albania, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.

Pra 65% të ndjekësve që Donaldi ka në Instagram, i ka edhe Bora Zemani.

Thënë më thjesht, statistikat tregojnë se Bora Zemanin e ndjekin 1 milion persona, ndërsa Donaldin e ndjekin 350 mijë persona, nga të cilët 227 mijë vijnë nga Bora Zemani. Pra a do kishte Donaldi të njëjtin sukses nëse nuk do të ishte i dashuri i Bora Zemanit?

Historia e tyre e dashurisë u bë kryefjala e mediave, dyshja, tani kanë rregulluar raportet dhe janë të pa ndashëm nga njëri-tjetri. Bora ndau një moment intim me Donaldin në Instagram. Pak para gjumit, Bora ledhaton pa pushim fytyrën e Donaldit.