", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/04/auto_8----------1670169492.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

VIDEO/ Forcat ajrore të Ukrainës rrëzojnë helikopterin rus Ka-52

Forcat ajrore të Ukrainës kanë arritur të rrëzojnë një helikopter të ushtrisë ruse në rajonin e Donetskut.

Bëhet fjalë për modelin Ka-52, i cili u godit me predhë derisa po fluturonte ulët në një zonë të gjelbëruar .

Kjo nuk është hera e parë që forcat ajrore të Ukrainë të rrëzojnë aeroplanë dhe helikopterë e dronë të rusëve.

Deri më ta Kievi pretendon se ka rrëzuar me qindra fluturake të ushtrisë së Vladimir Putinit. Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka theksuar se sasia e armëve të rusëve që janë shkatërruar është tejet e madhe.

E nga Shtabi i Përgjithshëm i ukrainasve është bërë e ditur se shumicën e armëve që i kanë sekuestruar nga rusët, tani po i përdorin kundër tyre.