FIFA: Në Kupën e Botës në Katar, stadiumet janë më të mbushura se katër vjet më parë në Rusi

Ndonëse gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar kemi parë shumë vende bosh nëpër stadiume, të dhënat zyrtare të FIFA-s thonë krejt të kundërtën.

Numri i përgjithshëm i frekuentimit në 48 ndeshjet e para të Kupës së Botës në Katar ishte 2.45 milionë shikues, që është sa 96 përqind e kapacitetit të stadiumit, njoftoi FIFA.

Kjo do të thotë se Botërori i Katarit është më i ndjekur se ai i mëparshmi në Rusi, ku 2.17 milionë shikues e ndoqën fazën e grupeve të kompeticionit në stadiume.

Ndeshja më e ndjekur në fazën e grupeve në Katar ishte mes Argjentinës dhe Meksikës, e cila u ndoq nga 88.966 shikues në stadiumin Lusail.

FIFA njoftoi gjithashtu se më shumë se një milion tifozë vizituan Festivalin e Fanave në Al Bidda Park.