VIDEO/ Fury nokauton Chisoran, mbron titullin WBC

Tyson Fury ka mposhtur Dereck Chisoran të shtunën në mbrëmje për të mbrojtur me suksesin titullin WBC në peshën e rëndë.

‘Gipsy King’, iu deshën 10 raunde për ta mposhtur me nokaut teknik Chisora në ‘Tottenham Hotspurs Stadium’.

Tyson Fury në këtë duel u fut me një rekord 32-0-1, me 23 nokaute të regjistruara.

Dereck Chisora në anën tjetër ka 33-12.

Edhe ai ka 23 nokaute të regjistruara në fitoret e tij.