Argjentina mposht Australinë dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës
Argjentina ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kombëtarja nga Amerika e Jugut shënoi fitore sonte ndaj Australisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të këtij turneu.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ahmad bin Ali” përfundoi me rezultatin 2:1.
Lionel Messi (35’) dhe Julian Alvarez (57’) shënuan golat e fitores për argjentinasit.
Ndërkohë, Enzo Fernandez (77’) me një autogol u shënua në listën e golashënuesve te australianët.
Argjentina në çerekfinale do të takohet me Holandën, që sot eliminoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.