Tragjike, futbollisti 17-vjeçar humb jetën në fushën e lojës

Një futbollist 17-vjeçar ka humbur jetën në fushë, në një ndeshje futbollit të kampionatit të Të rinjve në Kosovë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ndeshjen A&N – Trepça ’89, teksa 17-vjeçari Erjon Kajtazi u rrëzua në fushë në mënyrë të befasishme si pasojë e një ataku kardiak.

Menjëherë stafet mjekëspore tëtë dy ekipeve u angazhuan për t’u dhënë ndihmën e parë dhe më pas e dërguan në spitalin rajonal të Prizrenit, ku u konstatua vdekja e tij për shkak Të atakut kardiak.

Erjon Kajtazi ishte pjesë e Trepçës ’89, por ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionist u ndërpre në moshën 17-vjeçare.