", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/03/auto_gettyimages-1245317300-612x6121670063809.jpg", "width": 900, "height": 594 } }

FOTO-VIDEO/ Xhakajt ‘pika e dobët’ e Embolo-s

Zvicra arriti të kualifikohej në 1/8-at e Kupës së Botës, pas fitores me rezultat 3-2 ndaj Serbisë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve.

Mirëpo gjatë sfidës pati edhe incidente, ku veçohet ai në fundin e ndeshjes ku protagonist ishin Xhaka dhe Milenkovic, teksa pas një dyluftimi për topin dy futbollistët u kacafytën midis tyre.

Menjëherë rreth futbollistit me origjinë shqiptare u mblodhën të gjithë lojtarët serb, por Embolo doli për ta mbrojtur i vetëm duke i larguar të gjithë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që lojtari me origjinë kamerunase bën një veprim të tillë në mbrojtje të “Xhakajve”. Disa vite më parë, një gjë e tillë kishte ndodhur me Taulant Xhakën, teksa ishin pjesë e Bazelit. Taulant Xhaka u përplas me një lojtar serb dhe në momentin që stafi kundërshtar iu vërsul mesfushorit shqiptar, Embolo, i doli në krah dhe e mbrojti nga sulmet e tyre. Një shok si Embolo...