Festoi me fanellën me mbishkrimin 'Jashari', reagon Granit Xhaka

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores me Zvicrës ndaj Serbisë, ku festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari.

Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Ai ndau edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.