Xhaka dhe Shaqiri i 'tregojnë derën' Serbisë, Ilir Meta uron helvetët

Zvicra është kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së Botës. Helvetët mundën me rezultatin 3-2 Serbinë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit, duke i treguar "derën e daljes" këtyre të fundit që pretendonin po ashtu të shkonin më tej.

Zvicra kaloi e para në avantazh me anë të Xherdan Shaqirit në minutën e 20-të, por serbët arritën të përmbysnin rezultatin pas golave të Mitrovic (26) dhe Vlahovic (35).

Për fitoren e zviceranëve, ka reaguar dhe Kryetari i Partisë së Lirisë,Ilir Meta: Shumë urime Shaqirit, Xhakës dhe shokëve të tyre.