VIDEO/ Serbët provokojnë, Granit Xhaka nuk u le gjë mangët

Po luhet në këto momente ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për raundin e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të Botërorit.

Helvetët po fitojnë me rezultatin 3-2 ndaj serbëve.

Ky rezultat ka zemëruar shumë lojtarët serb të cilët duket se dufin kanë dashur ta shfryjnë tek Granit Xhaka, duke e provokuar.

Në momentin e golit të dytë të serbëve, Dushan Vlahoviç, autor i golit, bëri një gjest të pahijshëm, teksa duke festuar preku organin gjenital përpara lojtarëve të Zvicrës. 

Përballë kësaj situate, kapiteni i helvetëve, mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka nuk vonoi dhe ua ktheu me të njjtën monedhë. 

jë veprim që i acaroi edhe më shumë lojtarët e stolit të Serbisë që ishin gati të hidheshin në fushë.