Curri: Liderët e BE do thonë ‘ç’është kjo protestë pro nesh’! Ndodh për herë të parë, do futemi në histori

Analisti Arian Curri, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi samitin dhe protestën e 6 dhjetorit.

Arian Curri u shpreh se protesta duhet të jetë masive ndërsa shtoi se opozita duhet të përdorë të gjitha strategjitë e saj.

Sipas Currit, duhen gjetur mesazhe e pankarta origjinale ndërsa shtoi se liderët e BE do habiten se për herë të parë do ketë një protestë pro tyre.

"Kjo protestë duhet bërë shumë masive. Duhet bërë, duhet të ketë opozita strategjitë e saj. A do arrijë kjo protestë të tërheqë vëmendjen?

Duhen gjetur mesazhe origjinale me flamuj europianë, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ajo që do i çudisë europianët, do jetë një protestë pro tyre. Do habiten çështë kjo protestë pro nesh.

Kjo protestë do jetë pro samitit dhe kundër Edi Ramës. Do jetë për herë të parë në historinë 2500 vjeçare të protestave."-tha Curri.