Në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit/ Tifozi me flamurin kombëtar shfaqet në Katar para ndeshjes së Zvicër – Serbi

Një flamur kombëtar shqiptar është shfaqur në Doha të Katarit, në prag të ndeshjes që Zvicra zhvillon sonte kundër Serbisë.

Kjo ndeshje do të luhet duke filluar nga ora 20:00, teksa pritet të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.

Një foto që po qarkullon tashmë në rrjetet sociale, është i një tifozi që besohet të jetë shqiptar, i cili është shfaqur në kryeqendrën e Katarit me flamurin shqiptar.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, teksa Serbia është e treta me 1 pikë.

Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, ndërsa Kameruni është i fundit me 1 pikë. Edhe sfida Brazil – Kamerun do të zhvillohet këtë të premte.