VIDEO/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Identitetet e tyre nuk dihen ndërsa mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.