Klaudia Pepa vlerësohet me një çmim të rëndësishëm në Rumani

Balerina shqiptare Klaudia Pepa ka fituar një çmim në Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Rumani.

Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”, për rolin e saj në “Lights Off”.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Klaudia, përmes një postimi në Instagram.“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.
Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Pepa.

“Lights Off” është një film me metrazh të shkurtër, i cili po transmetohet në “Rai Cinema”.

Roli i Klaudias nis si një punonjëse lavanderie e apasionuar pas kërcimit, por historia nuk ka një fund të lumtur.