Gjermania largohet nga Katari

Përfaqësuesja e Gjermanisë të premten në mëngjes është larguar nga Katari e dëshpëruar pas eliminimit në fazën e grupeve nga Kupa e Botës.

Gjermania të enjten mbrëma e mposhti Kosta-Rikën 4:2 në ndeshjen e fundit të Grupit F, por që kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në fazën eliminatore të turneut.

Gjermania përfundoi e treta më grup me katër pikë dhe u eliminua për herën e dytë rresht në këtë fazë të Botërorit.

Zhgënjimi ishte i madh në kampin e Gjermanisë, që në tri ndeshje të luajtura pati një fitore, një barazim dhe një humbje. Prej këtij grupi, avancuan Japonia e Spanja, ndërsa u eliminua edhe Kosta-Rika.