Guido De Sanctis nis detyrën si kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë.

Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.