Muller njofton tërheqjen nga kombëtarja pas eleminimit: Ishte ndeshja ime e fundit

Gjermania u eliminua nga kampionati Botëror dhe në përfundim të sfidës një prej legjendave të ekipit ka deklaruar dorëheqjen nga kombëtarja. Tomas Muller i ka dhënë lamtumirën Gjermanisë, duke deklaruar pas ndeshjes me Costa Rikën se kjo ishte ndeshja e tij e fundit për kombëtaren.

“Ishte ndeshja ime e fundit. Ne patëm momente të jashtëzakonshme së bashku. Në çdo ndeshje përpiqesha të lija zemrën time në fushë”, tha 33-vjeçari.