Zbulohen dy çiftet e tjera të 1/8 në Botëror

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e sotme në Kampionatin Botëror, ku janë zbuluar edhe dy çiftet e tjera të 1/8-ave të Kupës së Botës.

Japonia dhe Spanja janë kualifikuar nga grupi E në 1/8 e finales në Botëror.

Kështu, Gjermania e shijon edhe njëherë tjetër eliminimin në fazën e grupeve.

Japonia do të luajë kundër Kroacisë në fazën e 1/8-ave (5 dhjetor nga ora 16:00) dhe ajo ndeshje është caktuar për të hënën. Një ditë më pas, Spanja do të luajë ndeshjen kundër Marokut (6 dhjetor nga ora 16:00).